Taravari për spekulimet: “Nuk ka arsye për t’u larguar nga VLEN – Fokusohu

Taravari për spekulimet: “Nuk ka arsye për t’u larguar nga VLEN

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka hedhur poshtë zërat për ndarje nga koalicioni opozitar VLEN, duke theksuar se takimet mes partive anëtare janë të rregullta dhe vazhdojnë normalisht.
Para një takimi me krerët e tjerë të këtij blloku politik, Taravari tha se nuk sheh arsye për t’u larguar dhe se angazhimi i tij ndaj VLEN-it mbetet i pandryshuar.
“Pse të largohemi? Këto janë takime që i mbajmë çdo javë. Unë besoj se VLEN-i do të vazhdojë”, u shpreh ai.
Spekulimet për një tërheqje të mundshme të ASh-së nga VLEN-i u nxitën pas disa deklar