Takim simbolik mes Osmanit dhe presidentit sirian, pranë flamujve të dy shteteve
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalyas, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e sapozgjedhur të Sirisë, Assad al-Shibani.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në tryezën e këtij takimi kanë qenë të vendosur flamujt shtetërorë të të dyja vendeve – një gjest me peshë simbolike, duke marrë parasysh që Siria ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Pavarësisht mungesës së njohjes zyrtare, prania e simboleve shtetërore në këtë takim ka ngritur diskutime për mundësitë e një qasjeje më të hapur diplomatike në të ardhmen.
Gjatë qëndrimit në Turqi, Osmani është takuar gjithashtu edhe me presidentin e vendit mikpritës, Recep Tayyip Erdoğan, duke vazhduar kështu axhendën e saj të kontakteve ndërkombëtare në kuadër të forumit.