Neonatologia Hasbahta: Foshnjat nuk duhet të dalin në ambiente të mbyllura kaq herët – Fokusohu

Neonatologia Hasbahta: Foshnjat nuk duhet të dalin në ambiente të mbyllura kaq herët

Në një intervistë për podcastin “Shëndeti në rend të parë”, neonatologia Teuta Hasbahta ngriti shqetësimin për kujdesin ndaj të porsalindurve, duke theksuar se dalja me foshnje vetëm disa javëshe në vende si kafiteritë është e papërshtatshme dhe e rrezikshme.

“E kuptoj që jeta është dinamike, por kur një nënë del me fëmijën e saj një-apo dy-javësh në kafiteri, kjo është thjesht e gabuar”, tha ajo.

Hasbahta theksoi rrezikun që përbëjnë ambientet e mbyllura për foshnjat për shkak të mundësisë për infeksione dhe përhapje virusesh. Ajo përmbylli mesazhin e saj duke nënvizuar se i porsalinduri është plotësisht i pafajshëm dhe mbrojtja e tij është përgjegjësi e prindërve.