FERO AKUZON MOTRËN E PRESIDENTES: NUK PO MË LEJOHET TË TAKOJ VAJZËN TIME
Reperi i njohur Fero ka shpërthyer në rrjetet sociale me një deklaratë të ndjerë, ku shpreh zhgënjimin për pamundësinë që të ketë kontakt me vajzën e tij, Ninën.
Në një postim në Instagram, ai tregoi se që nga tetori i vitit të kaluar nuk i është dhënë mundësia të komunikojë me vajzën, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan dhe përfaqësuesve ligjorë të palës tjetër.
Fero shprehu edhe pakënaqësinë ndaj avokates Blinera Osmani, e cila sipas tij është motra e Presidentes së Kosovës. Ai tha se ka pranuar një marrëveshje të propozuar nga ajo me shpresën se do t’i hapej rruga për të parë vajzën, por gjithçka ka rezultuar në një “mashtrim profesional”, pasi marrëveshja nuk është zbatuar dhe gjykata nuk ka reaguar.
Ai pretendon se as ish-partnerja e tij, Arbenita, nuk po e informon për gjendjen e vajzës, dhe i gjithë procesi po zvarritet në mënyrë të padrejtë.
Në fund, Fero premton një rikthim të fuqishëm në muzikë, duke thënë se kënga e tij e radhës do të jetë një “klithmë artistike” kundër padrejtësive që po përjeton — dhe një hit i garantuar.