Adriana Matoshi: “Mos flisni pa lidhje, gjithçka do të shkojë si duhet
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, në prag të hyrjes në Kuvendin e Kosovës për regjistrim, deklaroi se partia e saj është plotësisht e përgatitur për seancën konstituive që do të mbahet më 15 prill.
E pyetur nëse janë siguruar votat për krijimin e qeverisë së re, Matoshi nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por u shpreh me besim se vendimet që do të merren janë në të mirën e të gjithëve.
“Do të bëhet më e mira për të gjithë, jeni të sigurt për këtë. Gjithçka do të vendoset në mënyrën më të mirë të mundshme, nga çdo kënd,” tha ajo, duke iu përgjigjur kritikëve me fjalët: “Mos flisni pa lidhje.