Kina synon një hapje më të gjerë e mjedis më të mirë biznesi – Fokusohu

Kina synon një hapje më të gjerë e mjedis më të mirë biznesi

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të mërkurën vendosjen e tarifave bazë prej 10 % për importet nga të gjithë partnerët tregtarë dhe tarifa më të larta për disa prej tyre. Për mallrat që importohen nga Kina, tarifat do të shtohen edhe 34% më shumë, në bazë të shifrës së ngritur më parë.

Pas veprimit të ShBA-së, Kina njoftoi të premten se do të vendosë tarifa shtesë prej 34% për të gjitha produktet që importohen nga ShBA-ja që nga 10 prilli, me të njëjtën normë të “tarifave reciproke” të ShBA-së për importet kineze.

Kina ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë masa të vendosura për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj të zhvillimit, tha qeveria kineze në deklaratën lidhur me këtë çështje ditën e shtunë.

Në deklaratën e saj, qeveria kineze tha gjithashtu që Kina, si ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe tregu i dytë më i madh i mallrave të konsumit, do t’i hapë më shumë dyert e saj ndaj botës së jashtme, pavarësisht se si ndryshon mjedisi ndërkombëtar.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *