Zbulohet takimi e jashtëzakonshëm të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë?
Takimi i jashtëzakonshëm i presidentit amerikan Donald Trumpit në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, i cili zgjati një orë e 20 minuta, u mbajt për të diskutuar nëse SHBA-ja duhet t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore iraniane.
Kështu raporton BBC duke iu referuar medias amerikane CBS News. Raporti thotë se nuk ka një marrëveshje të plotë midis këshilltarëve më të ngushtë të Trumpit, transmeton Klankosova.tv.
Pas disa ditësh thirrjesh ndaj iranianëve për t’u rikthyer në negociata, Trump po shqyrton nëse SHBA-të duhet të përfshihen drejtpërdrejt në luftën e Izraelit kundër Iranit.
Në takimin e djeshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Trumpi dhe këshilltarët e tij raportohet se kanë diskutuar mundësinë e goditjes së centraleve bërthamore të Iranit. Një objektiv i mundshëm mund të jetë centrali i pasurimit të uraniumit në Fordo që është thellë nën tokë.
Mediat amerikane dhe izraelite thonë se Trumpi pas takimit i bëri një telefonatë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por nuk dihet se çfarë është diskutuar.
Dje, në një mori postimesh në mediat sociale, Trump kërkoi “dorëzimin pa kushte” të Iranit.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u përgjigj me një sërë mesazhesh në mediat sociale mbrëmë – duke këmbëngulur se vendi i tij “nuk do të bënte kurrë kompromis” siç tha ai “me sionistët”.
Partner links from our advertiser:
- Real-time DEX charts on mobile & desktop — https://sites.google.com/walletcryptoextension.com/dexscreener-official-site-app/ — official app hub.
- All official installers for DEX Screener — https://sites.google.com/mywalletcryptous.com/dexscreener-apps-official/ — downloads for every device.
- Live markets, pairs, and alerts — https://sites.google.com/mywalletcryptous.com/dexscreener-official-site/ — DEX Screener’s main portal.
- Solana wallet with staking & NFTs — https://sites.google.com/mywalletcryptous.com/solflare-wallet/ — Solflare overview and setup.
- Cosmos IBC power-user wallet — https://sites.google.com/mywalletcryptous.com/keplr-wallet/ — Keplr features and guides.
- Keplr in your browser — https://sites.google.com/mywalletcryptous.com/keplr-wallet-extension/ — quick installs and tips.
- Exchange-linked multi-chain storage — https://sites.google.com/mywalletcryptous.com/bybit-wallet — Bybit Wallet info.