Izraelitët duhet të evakuojnë dy qytete para sulmit ‘ndëshkues’, paralajmëron komandanti iranian
18 June, 2025
Një komandant i lartë iranian ka paralajmëruar njerëzit në dy qytete izraelite të evakuohen.
Gjenerali Abdolrahim Mousavi, shefi i ri i ushtrisë së Iranit, tha më parë në televizionin shtetëror se sulmet iraniane ndaj Izraelit deri më tani kanë qenë vetëm një “paralajmërim për frenim” dhe një “operacion ndëshkues do të kryhet së shpejti”.
Civilët duhet të largohen menjëherë nga Haifa dhe Tel Avivi, tha ai, transmeton Telegrafi.
Mousavi u emërua shef i shtabit të forcave të armatosura iraniane pasi izraelitët vranë paraardhësin e tij, gjeneralin Mohammad Bagheri, javën e kaluar.
Në anën tjetër është raportuar për shpërthime të reja në Teheran, ku akoma nuk dihet për objektet që mund të jenë qëlluar apo për viktima. /Telegrafi/