Partner links from our advertiser:

Kurti regjistrohet si deputet, por nuk flet për krijimin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si deputet, së bashku me anëtarët tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë fituar mandatet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Pas përfundimit të regjistrimit, Kurti nuk dha asnjë deklaratë për mediat, të cilat e pyetën për ecurinë e formimit të Qeverisë së re.

Ky regjistrim është pjesë e një procesi formal që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është planifikuar për datën 15 prill 2025. Në këtë seancë pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të vendosen strukturat fillestare parlamentare.

Regjistrimi i deputetëve do të vijojë edhe në ditët në vijim, për t’u dhënë mundësi të gjithë anëtarëve të rinj që të përfundojnë procedurat zyrtare përpara nisjes së punës legjislative.

Partner links from our advertiser: