Kallas: Viti 2030, një objektiv realist për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Gjatë një vizite në Tiranë, përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 është një objektiv i arritshëm, nëse vendi përmbush reformat e kërkuara. Ajo theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe zbatimit të reformave tashmë të miratuara.
Kryeministri Edi Rama tha se synimi është që negociatat të mbyllen deri në vitin 2027, duke hapur rrugën për anëtarësimin dy vite më pas. Ai theksoi se Shqipëria është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së.
Gjatë vizitës, u nënshkrua edhe një marrëveshje prej 90 milionë eurosh për hekurudhën Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII. Projekti do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen hekurudhore të Shqipërisë me rajonin dhe rrjetin evropian të transportit.