A do ta lëshojë VV postin e kryeministrit? – Konjufca tregon qëndrimin – Fokusohu

A do ta lëshojë VV postin e kryeministrit? – Konjufca tregon qëndrimin

Glauk Konjufca ka deklaruar se për formimin e qeverisë së re ekzistojnë dy mundësi: ose një qeveri e përkohshme që do të funksionojë deri në zgjedhjen e presidentit, ose një qeveri e re që do të ketë fuqinë për ta zgjedhur edhe presidentin.

Ai theksoi se nuk po flet në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, por si kryetar i Kuvendit, ndaj nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për cilin skenar do të mbështesë VV-ja.

I pyetur nëse Vetëvendosje është e gatshme të heqë dorë nga posti i kryeministrit, në kontekstin e kushteve të LDK-së, Konjufca tha se VV është e hapur për bisedime, por jo pa kufij: “VV është deri në atë pikë, por jo edhe atë pikë.”

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *